Tejkaloi në vijë të plotë dhe rrezikoi veturat tjera, ky është vendimi i Policisë për gjilanasin

Kronikë e zezë

Tejkaloi në vijë të plotë dhe rrezikoi veturat tjera, ky është vendimi i Policisë për gjilanasin

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NjRKRr) ka pranuar një video-incizim të dërguar nga mediat lidhur me një kundërvajtje të shkaktuar në trafik.

Ku shihet një veturë duke tejkaluar në vijë të plotë me çka rrjedhimisht sipas policisë ka rrezikuar veturat tjera.

Andaj nga policia thuhet se menjëherë veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit veturë BMW me tabela 06 dhe më pas shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor.

Atij policia i ka shqiptuar gjobë në vlerë 150 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat