​Arrestohet për dhunë në familje, sekuestrohen dy armë zjarri dhe municion

Kronikë e zezë

​Arrestohet për dhunë në familje, sekuestrohen dy armë zjarri dhe municion

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Një 70 vjeçar me inicialet G.N është arrestuar sot në mesditë në Graqanicë, i cili dyshohet për dhunë në familje dhe armë mbajtje pa leje.

Sipas Policisë, pjesë e punës së zyrtarëve të dhunës në familje dhe sektorit të hetimeve, që i janë përgjigjur rastit, ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë.

“Gjatë kontrollit, në shtëpinë e personit të dyshuar, policia i ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, katër karikatorë dhe 52 fishekë. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

I dyshuari ngarkohet me veprat dhunë në familje, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat