Grabitja e 3 mijë eurove në një lokal në Pejë, policia arreston edhe personin e pestë të dyshuar

Kronikë e zezë

Grabitja e 3 mijë eurove në një lokal në Pejë, policia arreston edhe personin e pestë të dyshuar

Më: 8 mars 2022 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka arrestuar mbrëmë edhe një person tjetër të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës.

“Pas vazhdimit të hetimeve intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, në orët e vona të datës 07.03.2022, kanë arritur ta arrestojnë edhe të dyshuarin e pestë (5) për veprën penale “ Grabitje”. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit (i mitur) është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh”, thuhet në njoftim.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme policia kishte arrestuar edhe katër persona të tjerë për të njëjtën vepër penale.

Të gjithë personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer grabitje më 1 mars të këtij viti në një lokal në Pejë.

“Më datë 01.03.2022, rreth orës 22:20, Policia është njoftuar se në rrugën “ Beteja e loxhës” në Pejë, një grup i personave të maskuar kanë hyrë ne zyrën e lokalit dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), i kanë grabitur viktimës rreth tremijë (3000) euro, të dyshuarit kanë dal duke u bashkuar edhe me dy persona të tjerë të gjithë të maskuar, dhe kanë ikur ne drejtim të panjohur”, kishte njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat