I dënuar me 1 vit burg për dhunimin e ish të dashurës, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Kronikë e zezë

I dënuar me 1 vit burg për dhunimin e ish të dashurës, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Më: 14 mars 2022 Në ora: 10:28
Ilustrim

Policia e Fierit ka arrestuar një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje".

Në pranga ka rënë Robert Bego, banues në Hamil.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të datës 23 nëntor 2021 e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje", pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij.

Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat