Rrahje mes dy personave në një lokal të natës në Prizren

Kronikë e zezë

Rrahje mes dy personave në një lokal të natës në Prizren

Më: 24 mars 2022 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Dy persona janë rrahur në një lokal të natës në Prizren.

Rasti ka ndodhur pas mesnatës në lagjen “Arbana”.

Viktima kishte pësuar lëndime nga goditjet me grushte në fytyrë, dhe është duke u trajtuar ne spitalin rajonal te Prizrenit.

I dyshuari me inicialet Xh.B është identifikuar nga ana e policisë dhe është ndaluar për 48 orë.

“Më datën 24 mars 2022, në orën 01:15, Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në Rr.’Ismajl Kryeziu”, lagjen “Arbana” të Prizrenit, ne një lokal të natës, ka ndodhur një sulm fizik ne mes te dy personave. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë duke dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes”.

“Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren VERI, i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Është bërë identifikimi i të dyshuarit i përfshirë në këtë rast: -XH. B., i datëlindjes 1980 ,m/sh/sh. Viktima kishte pësuar lëndime nga goditjet me grushte në fytyrë, dhe është duke u trajtuar ne spitalin rajonal te Prizrenit”.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat