Dy të arrestuar në Vushtrri, kanosën policin dhe një person tjetër

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Vushtrri, kanosën policin dhe një person tjetër

Më: 7 prill 2022 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje pronësor kanë kanosur viktimën mashkull kosovar dhe më pas kanë kanosur edhe zyrtarin policor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje, ku më pas në orët e mbrëmjes njëri nga të dyshuarit, përmes telefonit ka kanosur përsëri zyrtarin policor që ishte në rast.

I njëjti përsëri është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është hapur rast i veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat