Prishtinë, dy raste të dhunës në familje

Kronikë e zezë

Prishtinë, dy raste të dhunës në familje

Më: 9 prill 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë.

Në rastin e parë, një burrë ka ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tij, ndërsa në të dytin, gruaja ka ushtruar dhunë psiqike ndaj djalit të saj.

Njoftimet e policisë:

Prishtinë – Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tij. I dyshuari është i sëmur mental dhe me vendim të prokurorit dhe me rekomandim të mjekut është ndaluar për tretman pesë ditor në psikiatri.

Prishtinë  – Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës, djalit të saj. Ankuesi (babai i viktimës, bashkëshorti i të dyshuarës) ka deklaruar se e dyshuara ka probleme psikike dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën psikiatrike. Në çantën e të dyshuarës janë gjetur dy thika të cilat janë sekuestruar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat