Grabitje e armatosur në Mitrovicë të Veriut

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Mitrovicë të Veriut

Më: 12 prill 2022 Në ora: 09:12
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre hajna në Mitrovicë të Veriut nën kërcënimin e armëve u kanë  grabitur 10 milionë dinarë dhe rreth 7.000 euro tre femrave dhe një mashkulli, të gjithë kosovarë.

“Zubin Potok, 11.04.2022-13:50.Katër viktimat , tre femra dhe një mashkull të gjithë kosovarë, kanë raportuar se tre të dyshuar të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur 10 milion dinar dhe rreth 7.000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Rasti në hetime.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet tutje në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat