​Vushtrri, 85-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës

Kronikë e zezë

​Vushtrri, 85-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:32
Ilustrim

Një person i moshës 85-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri.

Atë e kanë gjetur pa shenja jetë familjarët të cilët menjëherë e kanë thirrur policinë.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha për KosovaPress se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 85 vjeçar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat