Aksident në Torinë të Lipjanit, përplasen dy vetura mes vete

Kronikë e zezë

Aksident në Torinë të Lipjanit, përplasen dy vetura mes vete

Më: 23 prill 2022 Në ora: 21:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në fshatin Torinë të Lipjanit.

Media ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku kanë dalë njësitet e trafikut të Policisë së Kosovës si dhe autoambulanca.

Sipas informacioneve nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes, aksidenti është shkaktuar si pasojë e përplasjes së dy veturave me njëra-tjetrën.

Media ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës për aksidentin e ndodhur, mirëpo deri tani nuk ka arritur që të marr një konfirmim zyrtar.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat