Arrestohet një i mitur, kanosi me vdekje një tjetër në rrjetet sociale

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur, kanosi me vdekje një tjetër në rrjetet sociale

Më: 24 prill 2022 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Është arrestuar një i mitur në fshatin Smaq të Gjakovës, pasi ka kanosur me vdekje në rrjete sociale një tjetër të mitur.

“Fsh. Smaq 22.04.2022–21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi që përmes rrjetit social e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar (i mitur).

Deri te kanosja dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e një përleshje të mëhershme”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat