​Arrestohet një 48-vjeçar për vjedhje në Prizren

Kronikë e zezë

​Arrestohet një 48-vjeçar për vjedhje në Prizren

Më: 24 prill 2022 Në ora: 20:21
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet A. Q. (48) pasi sot rreth orës 05:15, në rrugën “Shto Galica” në Prizren, kishte thyer veturën tip VW Golf 7, me targa vendore, pas së cilës ishte larguar në drejtim të panjohur.

Policia pas një pune operative në identifikimin dhe zbulimin e kryesve të veprave penale vjedhje, ka arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit dhe lokacionin e tij se ku ndodhet.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ka pranuar rastin e vjedhjes, po ashtu edhe tri raste tjera te vjedhjeve nga veturat.

Në lidhje këtë është informuar Prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë, ndërkohë që rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat