Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

Kronikë e zezë

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

Më: 25 maj 2022 Në ora: 10:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ankuesi shtetas i Kosovës me banim në Gjilan deklaron në Stacionin  Policor në Gjilan se në shtëpinë e vëllait te tij që e ka nën mbikëqyrje e tij persona të panjohur kanë depërtuar me dhunë brenda në shtëpi ku kanë vjedhur vegla të ndryshme punë, një telefon ,,Samsung’’, këpuca te ndryshme, atlete sportive dhe sende të tjera.

Njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor i Gjilanit , përmes rrugëve operative kanë arritur të sigurojmë informata kredibile  se ketë vjedhje ka mundur ta ketë kryere i dyshuari A. S. (2001), banues në Gjilan.

Me urdhër të  dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake për krime të përgjithshme dhe në bashkëveprim  me prokurorin e shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, me datë  24 maj 2022 është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të dyshuarit ku  gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht dëshmi të cilat ndërlidhen me rastin e lartshënuar si: atletet sportive dhe disa vegla të punës ora dore dhe gjësende të tjera. Po ashtu janë gjetur dhe  sekuestruar edhe disa gjësende tjera të cilat dyshohet se ndërlidhen me disa raste të “vjedhje të rënda” të cilat raste janë nën hetime aktive.

Me vendim të lëshuar nga prokurori i çështjes të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun, DRP, Gjilan

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat