​Vetura e vjedhur në Holandë, ndalohet në Han t’Elezit

Kronikë e zezë

​Vetura e vjedhur në Holandë, ndalohet në Han t’Elezit

Më: 27 maj 2022 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Policia kufitare sot pasdite në Ham të Elezit, në hyrje për në RKS, ka ndaluar për kontrollim në vijën e dytë një veturë me targa të Shqipërisë.

Policia e Kovës nëpërmejt një njoftimi thotë se së bashku me policë nga FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, gjatë procedurave të kontrollit dhe verifikimit, kanë vërtetuar se automjeti është lajmëruar ‘i vjedhur’ në vitin 2020 në Holandë.

“Vlen të ceket se në automjet kishte ndërhyrje mekanike në elementet identifikuese të makinës.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti i cili do të vazhdohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njofitim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat