Istog, të shtëna me armë zjarri afër qendrës së qytetit

Kronikë e zezë

Istog, të shtëna me armë zjarri afër qendrës së qytetit

Më: 31 maj 2022 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Një qytetar nga Istogu ka lajmëruar policinë, se një person derisa ishte në lëvizje me veturën e tij ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Ngjarja ka ndodhur këtë të martë rreth orës 11:00, në rrugën “Nëna Terezë”.

Lajmin e konfirmoi Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Viktima nuk është qëlluar dhe nuk ka lëndime. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë. Deri tani në vendngjarje nuk është gjetur ndonjë dëshmi dhe nuk dihet çfarë arme mund të jetë përdorur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat