Arrestohet siriani i plagosur, dyshohet për vrasjen në Vërmicë më 18 qershor

Kronikë e zezë

Arrestohet siriani i plagosur, dyshohet për vrasjen në Vërmicë më 18 qershor

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Siriani i cili ishte i plagosur është arrestuar si i dyshuar për vrasjen që ka ndodhur më 18 qershor në Vërmicë të Prizrenit.

Në raportin e policisë thuhet se siriani është arrestuar pas përfundimit të tretmanit mjekësor dhe se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më poshtë keni njoftimin e policisë të publikuar më 19 qershor:

Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia në Prizren ka pranuar një informatë se një person është i shtrirë para derës së shtëpisë se ankuesit, në fshatin Vërmicë të Prizrenit. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, më të arritur në vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrirë dhe të gjakosur në tokë, është kontaktuar emergjenca, ka dal në vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, në këmbën e majtë të të lënduarit, është vërejtur një plagë ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Personi i lënduar është (K.A,) i lindur në vitin 2006, shtetas Sirian. I njëjti është duke u trajtuar në repartin Ortopedik në Spitalin Rajonal në Prizren.

Dje rreth orës 16:40, patrulla policore Kufitare e Vijës se Gjelbër gjatë patrullimit në fshatin Vërmicë kanë hasur në një trup të pa jetë. Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një nate me parë, ku ka qenë i plagosur një shtetas Sirian. Ne vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar i shtetit, hetuesit rajonal, hetues nga pika kufitare e Vërmicës, hetues nga policia e Shtetit Shqiptar nga rajoni i Kukësit, hetues nga krimi i organizuar Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat