​Tri vjet burg për grabitje

Kronikë e zezë

​Tri vjet burg për grabitje

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.A., i akuzuar sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

I akuzuari K.A. është shpallur fajtor dhe dënuar me tri vjet burg për veprën penale grabitje, si dhe dënim me gjobë prej 1.200 eurosh.

Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit K.A i ka vazhduar masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat