Vjedhje e rëndë në Vushtrri, hajnat ia vjedhin frizin, një pompë uji dhe mish

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Vushtrri, hajnat ia vjedhin frizin, një pompë uji dhe mish

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:54
Vushtrri

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në mëngjes në Vushtrri.

Atje një grua ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpi.

Prej aty kanë vjedhur një pompë të ujit, një friz dhe një sasi mishi.

“VJEDHJE E RËNDË | Vushtrri 25.06.2022-09:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së saj  dhe nga  aty kanë vjedhur: një pompë të ujit, një friz dhe një sasi mishi”, thuhet në raport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat