26-vjeçari nga Obiliqi rrah dhe përzë gruan e tij nga shtëpia, vet ikë në pushime

Kronikë e zezë

26-vjeçari nga Obiliqi rrah dhe përzë gruan e tij nga shtëpia, vet ikë në pushime

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Prokuroria ka nisur hetimet për një rast të dhunës në familje që u denoncua sot në fshatin Shkabaj të komunës së Obiliqit. Viktimë është një grua e moshës 34-vjeçare e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj me të cilin është e martuar që 3 vite.

Mësohet se i dyshuari ka kohë që ushtron dhunë psikike ndaj 34-vjeçares. Madje ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht pak ditë më parë dhe e ka përzënë nga shtëpia.

Njësitet policore kanë tentuar që të ftojnë në stacion të dyshuarin, por që i njëjti është jashtë shtetit me pushime dhe ka qenë e pamundur të kryhet procesi i intervistimit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera do të merren posa të intervistohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat