Shembi dheun dhe i dëmtoi gypat e ujësjellësit, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Shembi dheun dhe i dëmtoi gypat e ujësjellësit, arrestohet një person

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje nga policia pasi i ka dëmtuar disa gypa të ujësjellësit dhe e ka shembur dheun në rrugën “Behie Dashi” në Prishtinë.

Në raportin e policisë thuhet se kjo ka ndodhur derisa një kompani ishte në kryerje të punimeve në këtë pjesë të kryeqytetit.

Inspekcioni komunal  ka mbyllur rrugën derisa të bëhet sanimi i dëmeve.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat