Rrahje në Vitak të Skënderajt, ndërhyn policia

Kronikë e zezë

Rrahje në Vitak të Skënderajt, ndërhyn policia

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Në orët e mesditës së ditës se djeshme, policia në Skenderaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale sulm, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vitak të Skenderajt, ku sipas policisë ishin të përfshirë dy të dyshuarit të cilët pas një  zënke ishin përleshur fizikisht.

“Reagimi i shpejtë i një zyrtari policor në vendngjarje ka rezultuar në parandalimin e përleshjes si dhe konfiskimin e një arme të llojit pistoletë të cilën e posedonte njëri nga të dyshuarit”, njofton policia.

Të gjitha veprimet e ndërmarra  hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprat penale  ‘sulm’, ”kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat