Pejani kanos të birin pas një mosmarrëveshjeje, ky i fundit e çon në polici

Kronikë e zezë

Pejani kanos të birin pas një mosmarrëveshjeje, ky i fundit e çon në polici

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një person në Pejë ka kanosur djalin e tij mbrëmjen e së mërkurës, pas një mosmarrëveshjeje që pati me të.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa ka njoftuar se rasti është raportuar nga viktima.

“Rr. Esat Mekuli, Pejë 16.08.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull kosovar –djalin e tij.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat