Për 24 orë, gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë

Kronikë e zezë

Për 24 orë, gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjashtë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se rastet kanë ndodhur në Drenas, Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Gllogoc, 16.08.2022 – 00:05. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 15.08.2022 – 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime.

Prishtinë 16.08.2022-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 14.08.2022 – 23:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas inicimit të rastit dhe intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 16.08.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë familjare duke pasur sjellje agresive ndaj familjareve dhe duke demoluar gjësende nëpër shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 16.08.2022-13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat