Një grua rrah një tjetër, e bën për spital

Kronikë e zezë

Një grua rrah një tjetër, e bën për spital

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë, meqë dyshohet se ka sulmuar një tjetër grua.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Rr. Hashim Hajdini, Fushë Kosovë 19.08.2022 – 02:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat