Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 17:18
Ilustrim

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 13:30 në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj kanë ndaluar dhe më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet L.S (M/K) i moshës 21 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘’ Vjedhje e rëndë dhe  Narkotikë ’ me dënim burgimi prej një ( 1 ) viti e tre ( 3 ) muajve. 

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat