Ngjarje e rëndë: Një 36-vjeçare në Skenderaj gjendet pa shenja jete

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë: Një 36-vjeçare në Skenderaj gjendet pa shenja jete

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Një 36 vjeçare në Skenderaj është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zajiti.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në fshatin Llaushë.

Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin  Llaushë të Skenderajt, në  shtëpinë e saj  është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion“, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat