7 raste në raportin 24-orësh të policisë ku viktima janë gratë

Kronikë e zezë

7 raste në raportin 24-orësh të policisë ku viktima janë gratë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Dhunë në familje, lëndim i lehtë e i rëndë trupor, ngacmim seksual dhe kanosje janë veprat penale, ku të dyshuar janë burrat e viktima janë gratë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar 7 raste të ndryshme, ku gratë janë viktima.

Në raport thuhet se dje në Fushë Kosovë një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“DHUNË NË FAMILJE | Fushë Kosovë 26.11.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”.

Dhunë në familje ka pasur edhe në Prishtinë. Atje të premten një burrë e ka kanosur gruan e tij.

“DHUNË NË FAMILJE | Prishtina, Prishtinë 25.11.2022 – 23:50. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, të njëjtën e ka kanosur. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa, në Fushë Kosovë, një person është arrestuar pasi për motive xhelozie e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR | Fushë Kosovë 24.11.2022 – 20:30. Është arrestuar (me 26.11.2022) i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti, dyshohet për motive xhelozie kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ishte (më herët) në lidhje dashurie. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

E në Gjilan, një e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një burrë, i cili është dërguar më pas në mbajtje.

“NGACMIM SEKSUAL | Gjilan 25.11.2022 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Në fshatin Soponicë të Kaçanikut është arrestuar një burrë pasi i ka shkaktuar lëndime një gruaje, mirëpo Policia nuk e ka bërë të ditur raportin mes tyre.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR | Fsh. Soponicë, Kaçanik 25.11.2022 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka shkaktuar lëndime viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Kaçanik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur dje në Istog, ku një burrë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“DHUNË NË FAMILJE | Istog 26.11.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Ndërkaq, në  Vushtrri një burrë është arrestuar pasi e ka kanosur gruan e tij.

“KANOSJE | Vushtrri 26.11.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se kishte kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Kujtojmë që mëngjesin e të shtunës një 63-vjeçare në Prishtinë dyshohet se u vra me sëpatë nga burri i saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat