Një 38 vjeçar arrestohet për vjedhje në Vushtrri

Kronikë e zezë

Një 38 vjeçar arrestohet për vjedhje në Vushtrri

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një person u arrestua për vjedhje dje në Vushtrri.

Policia sot informoi se personi i arrestuar është një 38 vjeçar, me inicialet A.K.

Mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, është arrestuar i dyshuari: A. K .,38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që dje me datën 29 nëntor 2022, në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë, në një punishte ka kryer veprën penale vjedhje, ku i dyshuari kishte vjedhur një motor- sharrë.”, bëri të ditur Policia.

Në cilësi të provës materiale te i dyshuari u gjet dhe sekuestrua motor-sharra, e cila pas procedurave të nevojshme hetimore do t’ i kthehet pronarit.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat