Arrestohet një polic i Kosovës, dyshohet se ishte pjesë e një përleshjeje pas aksidentit në trafik

Kronikë e zezë

Arrestohet një polic i Kosovës, dyshohet se ishte pjesë e një përleshjeje pas aksidentit në trafik

Më: 16 mars 2023 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë kanë pranuar informacion se ka ndodhur një aksident trafikur mes dy automjeteve, ku ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor-  jashtë detyrës zyrtare me veturë private.

IPK thotë se palët nuk kanë arritur mirëkuptim lidhur me mënyrën e procedimit dhe për këtë arsye e kanë njoftuar policinë.

Mirëpo, para se të shkonte Policia në vend të ngjarjes, njëra palë e përfshirë në aksident është sulmuar nga dy persona, përfshirë edhe policin.

IPK ka njoftuar se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë ndaluar për 48  orë.

Komunikata e plotë:

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës dje në orët e mbrëmjes kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një aksident trafiku më dëme materiale në mes dy automjeteve  ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private).

Sipas informacionit të pranuar palët e përfshira në këtë aksident nuk kanë arritur të gjejnë mirëkuptim lidhur me mënyrën e procedimit dhe për këtë arsye e kanë njoftuar policinë.

Në ndërkohë (para se të arrinte njësia e patrullës policore)  si rezultat i fjalosjes dhe mosmarrëveshjeve dyshohet se nga dy të dyshuar (përfshirë këtu zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare) është sulmuar njëra palë e përfshirë në këtë aksident .

Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar.

Pas këtyre veprimeve hetimore me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulm” nga IPK janë arrestuar dy të dyshuar (përfshirë edhe zyrtarin policor) ndaj të cilëve prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.

Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat