Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Më: 20 mars 2023 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Dy raste janë raportuar në Gjakovë dhe Mitrovicë teksa nga një rast është raportuar në Lipjan dhe Novobërdë.

RASTET:

Lipjan 19.03.2023-14:02.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Novobërdë 19.03.2023-13:00.

Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë 19.03.2023-01:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 19.03.2023 – 21:30.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë 19.03.2023- 11:03

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur viktimën mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë 19.03.2023-19:54.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima për shkaqe sigurie është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas këndelljes dhe intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat