Arrestohen 5 persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave

Kronikë e zezë

Arrestohen 5 persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave

Më: 21 mars 2023 Në ora: 14:06
Policia

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar pesë persona të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat për vepra të ndryshme penale.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Si rezultat i veprimeve operacionale në realizimin e urdhëresave të gjykatave njësitet policore në lokacione të ndryshme në Mitrovicë, kanë realizuar tetëmbëdhjete (18) urdhëresa.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, tre nga të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të tjerë pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar kanë paguar gjobën dhe të njëjtit janë liruar, thuhet në komunikatën e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat