Plagosje te “Restaurant Pishat” në Prishtinë, dy të plagosur - Deklarohet Policia

Kronikë e zezë

Plagosje te “Restaurant Pishat” në Prishtinë, dy të plagosur - Deklarohet Policia

Më: 27 mars 2023 Në ora: 21:37 Përditësuar në ora: 22:59 më 27.03.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjendja e dy të plagosuve në Prishtinë, flasin nga emergjenca

Dy persona janë plagosur në Prishtinë mbëmjen e sontme në rrugën “Qamil Hoxha”.

Njëri nga viktimat është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa tjetri nga mjeti i mprehtë.

Lidhur me rastin ka folur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Syla tha se gjendja e tyre është stabile.

Ai theksoi se personi i plagosur nga arma e zjarrit, trajtimin do ta vazhdojë në Klinikën e Ortopedisë.

“Njëri është i plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri me mjet të mprehtë. Gjendja është stabile e të dyve. Pas ekzaminimeve të kryera, I plagosuri me armë zjarri do të pranohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të metjutjeshëm, kurse tjetri do të leshohet për trajtim në shtëpi”, tha Syla.

Deklarohet Policia: Gjuajtjet me armë në Prishtinë, ka të plagosur

Dyshohet se dy persona janë plagosur sonte në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sonte rreth orës 20:25, është pranuar informata nga Policia e Kosovës se në rr. “Qamil Hoxha” në Prishtinë janë dëgjuar gjuajtje me armë dhe dyshohet për persona të plagosur. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime lidhur me kete incident. Veprime operative aktive policore jane në proces per identifikimin e shkaktarëve të ketij incidenti dhe identifikimin e personave të përfshirë. Për detaje tjera do të njoftoheni”.

Plagosje te “Restaurant Pishat” në Prishtinë- Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në Prishtinë.

Dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.

Rasti ka ndodhur këtë mbrëmje, afër restuarantit “Te Pishat”.

Media ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

 

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë sot në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur këtë mbrëmje, afër restuarantit “Te Pishat”.

Ku ka pasur të shtëna me armë.

Të njëjtit tashmë janë dërguar në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat