Gjendet i vdekur një person në Vushtrri, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Vushtrri, policia nis hetimet

Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:37
Ilustrim

Në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë është gjetur një trup i pajetë dhe Policia e Kosovës ka nisur hetimin për këtë rast.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Trupi i pajetë deri me tani  i paidentifikuar është  i gjinisë mashkullore i moshës së shtyer”, ka thënë ai.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit”.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat