Zona 50/ Policia ndalon shoferin duke vozitur 178 km/h, gjobitet me 500 euro

Kronikë e zezë

Zona 50/ Policia ndalon shoferin duke vozitur 178 km/h, gjobitet me 500 euro

Më: 31 mars 2023 Në ora: 10:27
Policia

Policia në Gjakovë ka ndaluar shoferin i cili në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, në pjesën e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 178 km/h.

Policia ka bërë të ditur se shoferit të automjetit i është shqiptuar gjoba prej 500 euro.

Përveç gjobës, atij i është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe pesë (5) pikë negative.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë kontribuues në respektimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat