Konflikt mes çiftit në Ferizaj, gruaja ankohet në Polici se burri i saj e rrahu

Kronikë e zezë

Konflikt mes çiftit në Ferizaj, gruaja ankohet në Polici se burri i saj e rrahu

Më: 2 prill 2023 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Ferizaj, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që çifti ishin në banesën e tyre në rrugën ‘Kemajl Hetemi’, ku pas një konflikti verbal, 34-vjeçari dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike ndaj viktimës, duke e goditur atë me shuplakë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin, i cili gjatë intervistimit e ka pranuar se ka goditur bashkëshorten e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat