Rrahja te rruga C në Prishtinë: Këta tre të dyshuar përfunduan në ndalim policor

Kronikë e zezë

Rrahja te rruga C në Prishtinë: Këta tre të dyshuar përfunduan në ndalim policor

Më: 2 prill 2023 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë. Për një rast të tillë që ka ndodhur së fundmi në rrugën ‘Alpet Shqiptare’ në Prishtinë, u raportua edhe dje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që pësuan lëndime të rënda pasi u përfshinë në përleshje janë Faton Hajzeri, Berat Pllana dhe Jeton Hajzeri, të cilët më pas kanë përfunduar në ndalim policor.

Të dyshuarit janë dërguar në QKUK me lëndime të dukshme në duar e kokë, për çka morën trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar, për t’u shoqëruar në Polici.

Sinjali mëson se gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjetë të forta pune si kaçavida dhe danat, e po ashtu edhe një sëpatë, e cila nuk është gjetur në vendin e ngjarjes.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast u bë e ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore, me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat