Arrestohen tri femra, zhvillonin prostitucion në një qendër për masazh

Kronikë e zezë

Arrestohen tri femra, zhvillonin prostitucion në një qendër për masazh

Më: 9 maj 2023 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tri femra në Gjilan, nën dyshimin se ato janë duke zhvilluar prostitucion në një qendër për masazh.

Rasti ka ndodhur më 8 maj, rreth orës 10:30.

“Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale. Po ashtu është arrestuar edhe pronarja sallonit e dyshuara kosovare pasi që në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura”, njofton Policia.

Në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat