Fushë Kosovë: Një nënë ankohet në polici se kujdestarja ia rrahu fëmijën

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë: Një nënë ankohet në polici se kujdestarja ia rrahu fëmijën

Më: 21 maj 2023 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Një grua ka raportuar të shtunën në polici se gruaja që kujdesej për fëmijën e saj ia ka rrahur atë.

Sipas policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se  e dyshuara femër kosovare e cila ishte kujdestare e fëmijës së saj ia ka rrahur fëmijën.

Palët janë  intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat