Qëndroi në arrati për gati 1 muaj, arrestohet burri në Ferizaj që e bëri për spital të dashurën

Kronikë e zezë

Qëndroi në arrati për gati 1 muaj, arrestohet burri në Ferizaj që e bëri për spital të dashurën

Më: 23 maj 2023 Në ora: 07:39
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe personat me të cilët krijojnë lidhje dashurie.

Një rast i tillë ka ndodhur në fillim të këtij muaji, në Ferizaj, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij, të cilës i ka shkaktuar shqetësim e frikë. Që nga ajo kohë, kur ishte denoncuar nga viktima, i dyshuari ka qëndruar në arrati.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për N.I., i cili po dyshohet se më 4 maj, pas një zënke me të dashurën, e ka rrahur atë me grushte dhe për pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore.

Ndonëse Policia i kishte lënë ftesë, i dyshuari nuk është dorëzuar, deri më dje kur edhe u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat