Të shtëna me armë zjarri nga një veturë në Leposaviq

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri nga një veturë në Leposaviq

Më: 23 maj 2023 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Në fshatin Soqanicë të Leposaviqit është raportuar se është shtënë me armë zjarri nga një veturë.

Policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47.

Sipas policisë, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë.

Rasti është duke u hetuar.

"Është raportuar nga një qytetar, se nga një veturë është shtënë me armë zjarri, policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47. Gjatë kryerjes së detyrës dhe lëvizjes së veturës së sekuestruar, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat