Policia në Ferizaj arreston një person të kërkuar

Kronikë e zezë

Policia në Ferizaj arreston një person të kërkuar

Më: 25 maj 2023 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj dje në rrugën ‘’Zenun Beqa” ka ndaluar një 40-vjeçar me inicialet SH.B., i cili ishte në kërkim policor.

Bëhet e ditur se gjatë legjitimit dhe kontrollimit të tij, i është gjetur një  thikë.

Derisa pas verifikimit është parë se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 6 vepra penale: tri raste ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, një rast ‘’Sulmi’’, një rast ‘’Kanosje’’ dhe një rast ‘’Grabitje’’.

Ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat