Gjilan: Arrestohen 4 persona për shkak të narkotikëve

Kronikë e zezë

Gjilan: Arrestohen 4 persona për shkak të narkotikëve

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Policia në Gjilan njofton se janë arrestuar katër persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e posedimit dhe shitjes së paautorizuar të armëve.

Njësitet policore gjatë bastisjes në tri lokacione, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar:

102 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, para të gatshme 2270 €, 30 franga zvicerane, dhe dy vetura.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat