Zhduket për të disatën herë një 14-vjeçare në Podujevë, nëna kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Kronikë e zezë

Zhduket për të disatën herë një 14-vjeçare në Podujevë, nëna kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Podujevë, e cili ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia që dy ditë dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Mësohet se e njëjta ka deklaruar para Policisë se e mitura disa herë është larguar nga shtëpia dhe më pas është kthyer pas disa ditësh.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i babait ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat