Zhduket një vajzë në Istog: Nëna e raporton rastin, dyshon se e bija po bashkëjeton me një burrë

Kronikë e zezë

Zhduket një vajzë në Istog: Nëna e raporton rastin, dyshon se e bija po bashkëjeton me një burrë

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 08:54
Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.

Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Para dy ditësh një grua nga Istogu ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka bërë me dije se ka humbur kontaktet me vajzën e saj.

Sinjali mëson se nëna ka deklaruar se 15-vjeçarja ka dalë nga shtëpia të shtunën në mesditë dhe që atëherë nuk di asgjë për fatin e saj.

Përballë kësaj situate, ajo vendosi që ta njoftojë Policinë, me ç’rast i ka ngritur dyshimet se e bija ka nisur bashkëjetesën me një të rritur, duke i shkaktuar asaj frikë dhe shqetësim.

Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat