Bie në pranga 23-vjeçari që dyshohet se rrahu motrën e tij në Obiliq, dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Bie në pranga 23-vjeçari që dyshohet se rrahu motrën e tij në Obiliq, dërgohet në mbajtje

Më: 19 janar 2024 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Sot u raportua për një rast të dhunës në familje në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku një person dyshohet se sulmoi fizikisht motrën e tij.

I dyshuari menjëherë pas kryerjes së veprës ishte arratisur, ndërsa viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Media mëson se pas veprimeve hetimore të marra nga Policia, është lokalizuar vendndodhja e 23-vjeçarit dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat