E dhimbshme: Kjo është 48-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës së saj në Obiliq

Kronikë e zezë

E dhimbshme: Kjo është 48-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës së saj në Obiliq

Më: 25 janar 2024 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Media pak më parë raportoi për një rast tragjik që ka ndodhur dje në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, ku një grua është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Sinjali mëson se viktima është Selvije Shalaku, 48-vjeçare.

Burimet e medias brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima është gjetur pa ndjenja dhe dyshohet se është në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, kanë konstatuar vdekjen e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar familjarët e të ndjerës, të cilët kanë pohuar se ajo është gjetur e varur në litar në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat