​Vetaksident në Poqest të Pejës, një i vdekur

Kronikë e zezë

​Vetaksident në Poqest të Pejës, një i vdekur

Më: 8 mars 2024 Në ora: 19:51
Ilustrim

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Poqest të Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 18:10.

“Policia është njoftuar për një vetaksident në Poqest të Pejës. Policia ka dalë në vendngjarje. Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejës, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.

Njësitet përkatëse të policisë ndodhen në vendngjarje për hetimin e shkaqeve të vetaksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat