Një person gjendet i vdekur në Gjakovë – policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Një person gjendet i vdekur në Gjakovë – policia nis hetimet

Më: 9 mars 2024 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë.

Sipas policisë, viktima i moshës madhore është gjetur i vdekur në shtëpinë ku ishte duke banuar me qira.

Vdekjen e tij e ka konstatuar personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Tahir Efendija’ në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen)”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tutje ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat