Incidenti i shkrepjes me armë zjarri në Shtërpcë, Policia arreston të dyshuarin, del pozitiv në alkooltest

Kronikë e zezë

Incidenti i shkrepjes me armë zjarri në Shtërpcë, Policia arreston të dyshuarin, del pozitiv në alkooltest

Më: 9 mars 2024 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në një përgjigje për median ka konfirmuar se sot rreth mesditës kanë pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri në fshatin Biti e Ulët të Shtërpcës.

Veseli ka treguar se menjëherë pas këtyre informacioneve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin dhe ta arrestojnë. Bëhet fjalë për të dyshuarin N.N mashkull kosovar i moshës 68 vjeçare, i cili në afërsi të një shtëpia ka shkrepur dy fishekë me armë zjarri.

Me datën 09.03.2024 rreth orës 12:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Biti e Ulët të Shtërpcës ka të shtëna me armë zjarri . Menjëherë në atë drejtim janë nisur ekipet e policisë të cilët kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin N.N (M/K) i moshës 68 vjeçar, i cili në afërsi të një shtëpie kishte shtënë në ajër me armë zjarri, duke shkrepur dy fishekë”, ka thënë Veseli.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për stacionin e Policisë së Kosovës në Shtërpcë ku i është bërë edhe alkooltesti, e ku i njëjti ka rezultuar pozitiv me 0.62 promila.

I njëjti me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura hetimore dhe i janë sekuestruar arma e zjarrit dhe 33 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe është testuar me alkooltest, ku ka rezultuar me 0.62 promila.Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedua tjera hetimore, ndërsa arma e zjarrit (pistoletë) dhe 33 fishekë janë sekuestruar”, ka thënë Veseli.

Rasti në fjalë është cilësuar si ” Përdorimi i armës së zjarrit dhe armëmbajtje pa leje”

 Për rastin në fjalë sot gjatë ditës ka reaguar politikani serb dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtic, duke thënë se personi që ka shtënë me armë është nga Suhareka, dhe siç ka pretenduar Jevtic i njëjti “ka thirru terma nënçmues për banorët serbë që ishin aty”

 Ai ka bërë të ditur se më 11 mars do të mbajë edhe një takim me përfaqësuesit e fshatit Biti dhe se për të martën ka thirrur një mbledhje urgjente të Komisionit për Siguri.

 “Publiku do të njoftohet për të gjitha detajet dhe hapat e ardhshëm pas këtyre takimeve”, thuhet në reagimin e Jevtic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat