Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Skenderaj, vjedhin 20 mijë euro ‘cash’ dhe ari në vlerë të rreth 65 mijë €

Kronikë e zezë

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Skenderaj, vjedhin 20 mijë euro ‘cash’ dhe ari në vlerë të rreth 65 mijë €

Më: 10 mars 2024 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar mbrëmë edhe familja Kadriu në fshatin Likoc të Skenderajt, ku hajnat kanë hyrë brenda shtëpisë së tyre me forcë.

Burimet e medias kanë bërë me dije se pronari i shtëpisë ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi e ka zbuluar se hajnat kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Bazuar në dëshminë e tij, të dyshuarit kanë arritur që të vjedhin rreth 20 mijë euro para të gatshme të familjarëve dhe stoli ari në vlerë të hiç më pak se rreth 65 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat